2 orë pas gardhit nga sonte në Zjarr TV

0
186

“Dy orë mbas gardhit” është emisioni më i ri që starton në “Zjarr Televizion” ditën e enjte duke filluar nga ora 2300 dhe do të transmetohet dy herë në javë. Ky emision do të jetë një emision sportiv i dedikuar për kupën e botës Rusi 2018 por i trajtuar me humor. Do të përciellim në cdo puntatë rezultatet, autorët e golave, renditjet dhe informacione shtesë për ndeshjet e luajtura por edhe për ato që priten të luhen. Emisioni është konceptuar në mënyrë të atillë që teleshikuesit të jenë vet protagonist nëpërmjet komenteve të cilët do të publikohen në kohë reale. Për herë të parë në historinë e televizioneve në shqipëri, telefonuesit do të kenë mundësinë te komunikojnë me drejtuesit e emisionit nëpërmjet kameras (Video call). Përvec tematikave të ndryshme të cilat do të trajtohen gjatë emisionit, pjesë e tij do të jenë edhe lojra të ndryshme me anë të të cilave pjesmarrësit do të fitojnë edhe cmime të ndryshme. Nuk do të mungojnë edhe të ftuarit në studio për cdo puntatë të cilët do të vijnë nga fusha te ndryshme si arti, sporti etj. Gjithashtu do të kemi edhe lidhje direkte video me personalitete të ndryshme nga bota e sportit të cilët do të shprehin opinionet dhe këndvështrimet e tyre lidhur me kupën e botës. Gjithashtu ne do të ndjekim hap pas hapi të gjitha zhvillimet më të fundit nga 32 skuadrat pjesmarrëse në Rusi 2018. Momentet më pikante të kompeticionit, statistika dhe kuriozitete të ndryshme do të jenë pjesë e emisionit tonë. Edhe pse fokusi do të jetë te kupa e botës pjesë e emisionit do të jetë edhe merkatoja e cila është në fazën e saj më interesante jo vetëm me transferimet zyrtare por edhe me emrat e përfolur gjatë gjithë kësaj periudhe. Përvec transmetimit në ekranin e televizionit, emisioni do të transmetohet live edhe në rrjetet sociale duke e bërë në këtë mënyrë më të thjeshtë për ta ndjekur kudo që mund të ndodhesh.