2 të plagosur me armë zjarri pranë shkollës “Vasil Shanto”

0
295

Të shtëna me armë zjarri raportohet se kanë ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Vasil Shanto” dhe si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Paraprakisht mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes disa të rinjsh në ambientet e një lokali.  Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.