360° Gradë -2 MUAJ E GJYSEM PAS VDEKJES NE PEDIATRINE E BERATIT TE NJE VAJZE 4 VJEÇE

0
598
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

4-vjeçarja Iza Dërrasa vdiq në 23 Janar 2017 në Repartin e Pediatrisë së Spitalit Rajonal të Beratit,ku ishte e shtruar prej disa ditësh,për shkak se ishte prekur nga viroza e gripit. Pas vdekjes së papritur të Izës gjatë marrjes së një serumi,prindërit e saj kanë denoncuar në polici mjeken pediatre Shpresa Karkanjozi për “neglizhencë” dhe “mjekim të gabuar”,duke deklaruar se mjekja nuk u kujdes asnjë moment për vajzën dhe se,serumi i fundit që mori i shkaktoi reaksion,më pas rënie në gjumë të thellë dhe vdekjen. Mjekja pediatre Shpresa Karkanjozi po ndiqet penalisht për “mjekim të pakujdeshëm” që prej dt.29 Janar 2017,ndërkohë që vazhdon të jetë ende në marrëdhënie punë në Repartin e Pediatrisë,ku ka deklaruar pas vdekjes së 4-vjeçares se,nuk ka bërë asnjë gabim në mjekimin e viktimës.///

 

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad