360° Gradë -AMBASADORI AUSTRIAK NË FAVOR TË ZGJEDHJEVE DHE DREJTËSISË

0
1102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Austrisë e ka cilësuar shumë të rëndësishme për zbatimin e reformës në drejtësi, marrëveshjen Rama-Basha për zgjidhjen e ngërçit. Johan Sattler shpjegoi se përveç stabilitetit dhe mundësisë së zgjedhjes përmes votës nga ana e shqiptarëve, arritja e marrëveshjes do të çojë para reformën në drejtësi.

Marrëveshja PS-PD do të çojë para reformën në drejtësi. Kështu e komentoi arritjen e dakordimit për zgjidhjen e krizës politike Ambasadori i Austrisë Johann Sattler.

Diplomati austriak e cilësoi si shumë të rëndësishëm hyrjen në zgjedhje të shumë forcave politike dhe hapjen e rrugës për reformën në drejtësi.

Johann Sattler: Zgjedhjet janë esenca e demokracisë dhe arritja e  marrëveshjes mes dy partive të mëdha është kontribut me rëndësi. Shqiptarët meritojnë të kenë mundësi të gjerë zgjedhje mes forcave politike, Shqipërisë i nevojitet stabilitet, dhe arritja e marrëveshjes është një zgjidhje shumë e mirë për të arritur stabilitetin. Shqipëria ka shumë nevojë për reformën në drejtësi, dhe jam shumë i lumtur që kjo marrëveshje përmban dhe direktiva për të çuar para reformën në drejtësi.

Deklaratat e Ambasadorit të Austrisë u bënë nga Fieri pas takimit që pati me kryebashkiakun Subashi.

Johan Satler ishte i ftuar në aktivitetin ‘Hajt dalim nga Myzeqeja’ që promovon potencialet ekonomike, kulturore e turistike në funksion të zhvillimit të zonës. ///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad