360° Gradë -ARTIZANËT E VENDIT BASHKOHEN NË NJË PANAIR DY DITORË NË BERAT

0
605
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Artizanët më të njohur të vendit, të cilët mbajnë gjallë traditat nëpërmjet krijimeve janë bashkuar në një panair në qytetin e UNESCO-s, i cili këtë vit shënon edicionin e tij të dytë dhe synon të kthehet në një traditë. Krijimet e trashëguara në breza dhe që vijnë deri në ditët e sotme fal pasionit të njerëzve që punojnë me to u prezantuan mbrëmjen e djeshme në qendër të Beratit. Punimet në dru, gurr, argjendari, qendistari,etj, janë bashkuar me produktet e zonës së Beratit si glikotë, erëzat dhe mjalti, në panairin e hapur nga Qendra e Artizanit ” Margarita” në këtë qytet në mbështetje të bashkisë. Tendat e panairit vendosura në qendër të qytetit kanë tërhequr vëmendjen e banorëve, veçanërisht të vizitorëve që në këtë periudhë janë të shumtë në këtë qytet.

Zheljana Ndocaj ka ardhur nga qyteti i Shkodrës për të prezantuar krijimet e saj me tezja, të cilat i ka trashëguar në breza dhe që sot ja ka përciell vajzave dhe nuseve. Ajo shprehet se është kënaqësi pjesëmarrja në këtë panair. Sinkron….

Ndërsa, Dritan Onjea një mjeshtër krijues nga Saranda ka sjell në Berat guackat dhe perlat e detit duke krjiuar me to bizhu të çastit. Për të pjesëmarrja në këtë panair është mjaft e veçantë, pasi qyetarët e Beratit për të janë shumë artëdashës. Sinkron….

Ndërsa artisti Gëzim Hidri nga Librazhdi ka sjell në këtë panair krijimet e tij mjaft të veçanta me gurin mjaft të njohur të zonës. Ai thotë se qyteti i Beratit për vlerat që ka i shtohet dhe ky panair i mjeshtrave

Për ideatoren dhe realizuesen e këtij panairi Adelina Theollori, drejtuese e Qendrës së Artizanit “Margarita” panairi i këtij viti ka shtrirje më të gjerë përsa i përketë pjesëmarjes së artizanëve, krijimeve të tyre. Ajo shprehet se prezantimi i vlerave më të mira të trashëguara në breza tërheq vëmendjen e vizitorëve. ///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad