360° Gradë -DEPUTETËT E SHQIPËRISË KANË SHPENZUAR 640 MILIONË

0
1086
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe stafi i këtij institucioni kanë shpenzuar 640 milionë lekë të vjetër gjatë vitit të shkuar për udhëtime jashtë shtetit, bileta avioni, hotele dhe dieta.Shifra bëhet e ditur përmes një raporti financiar të Kuvendit të Shqipërisë që “Shqiptarja.com” disponon. Memo-ja është firmosur nga Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla dhe është miratuar në mbledhjen e fundit të Byrosë së Kuvendit, ditën e enjte.Shpenzimet jashtë shtetit
“Janë shpenzuar 32 milionë lekë për blerje bileta udhëtimi jashtë shtetit. Gjatë vitit 2016 axhenda e aktiviteteve ndërparlamentare ka qenë e ngjeshur. Kanë udhëtuar 418 staf dhe deputetë në destinacione të ndryshme (130 staf dhe 288 deputetë).
Nga këto 10 kanë qenë jashtë Evropës si disa udhëtime drejt Uashingtonit, Nju Jorkut, Filadelfia, Kinë, Zambia. Rreth 32 milionë lekë janë shpenzuar edhe për dieta, akomodim, transport aeroport-destinacion dhe anasjelltas”,-thuhet në raportin financiar të Kuvendit për vitin 2016. Nga tabela krahasimore e përgatitur nga Kuvendi kjo shifër është tre herë më e lartë se e vitit 2012.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad