360° Gradë -DIBËR, IDRIZI MARRËVESHJA ME PS ËSHTË ZBATUAR VETËM 1%

0
1569
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar një takim me strukturat dhe me të rinjtë që i janë bashkuar PDIU-së në Dibër. Në këtë takim ishte i pranishëm kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, deputetët Mesila Doda e Aqif Rakipi, kryetari i PDIU-së Dibër, Olti Cani, kryetarja e Forumit të Gruas në PDIU Dibër, Inva Trupi.Gjatë këtij takimi një pjesë e mirë e të rinjve në panel shprehën qartë mbështetjen për forcën politike që ata përfaqësojnë. Secili prej tyre prezantoi vetveten dhe fushën në të cilën ata kanë përfunduar studimet brenda dhe jashtë vendit për ekonomi, inxhinieri, shkenca politike, etj, ku nëpërmjet programit të PDIU-së ata kanë mundësi të japin ndihmesën jo vetëm për qarkun e Dibrës, por për krejt vendin.Këta të rinj, të cilët treguan edhe arsyet pse i janë bashkuar PDIU-së në Dibër, vunë theksin tek kauzat dhe mbrojtja e interesave të qytetarëve shqiptarë kudo që janë, si dhe me këmbëngulje çdo ditë po japin kontributin, që brenda programit të përfshihen jo vetëm projektet se si mund të zhvillohet Qarku i Dibrës, por edhe në fushën e arsimit, mbrojtjes së kulturës, gjuhës, etj…

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad