360° Gradë -HEROINA E KAPUR DITËN E PREMTE NGA POLICIA TIRANËS GJATË NJË AKSIONI ANTIDROGË

0
555
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Heroina e kapur ditën e premte nga policia Tiranës gjatë një aksioni antidrogë dyshohet se është trafikuar nga Turqia. Gjatë aksionit ku u sekuestrua 1 kilogram heroinë u arrestuan 5 persona nga të cilët njeri prej tyre ka qenë i arrestuar në Turqi dhe ka vuajtur disa vite burg atje. 
Pikërisht Nikolin Merko është prangosur në shtetin turk me 9 kilogram heroinë dhe është dënuar me 5 vite burg. Gjithashtu edhe të arrestuarit e tjerë rezultojnë që të kenë precedent penal ne trafikun e lëndëve narkotike.Avdyl Musagaja rezulton i dënuar me burg në Itali. Gjithashtu edhe Fatjon Bahiti është dënuar me 3 vite burg për trafik të kanabisit. Dyshohet se droga kishte mbërritur nga Turqia dhe destinacioni i saj ishte tregu me pakicë i Tiranës. 
5 persona u arrestuan nga policia e kryeqytetit në bazë të operacionit të koduar “BBM”. Kjo pasi komunikon me këtë aplikacion të telefonit Blackberry për të shmangur përgjimet. Agjentët e antidrogës u detyruan të qëllojnë katër herë në ajër për të neutralizuar dhe arrestuar poseduesit e drogës. Gjatë kontrollit në biznesin minimarket të Nikolin Merkos policia gjeti dhe 2 kilogram e 160 gramë Çokollatë Cannabis Sattiva.///

Zjarr Tv Ad