360° Gradë -KUSH ESHTE PRESIDENTI I RI ?

0
877
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ilir Meta ka lindur më 24 Mars të vitit 1969 në Skrapar. Ka mbaruar Fakultetin ekonomik dhe master për integrimin ekonomik në Universitetin e Tiranës.Në vitin 1992 Meta ishte një ndër themeluesit kryesor të Forumit të rinisë eurosocialiste, ku dhe zgjidhet Nënkryetar i FRESSH. Një vit më pas zgjidhet  anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste dhe Nënkryetar i saj, post në të cilin do të jetë për tri vite. Në vitin e vështirë 1996 për politikën dhe vendin, Ilir Metës i besohet posti i Sekretarit për Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe vetëm një vit më vonë merr detyrën e të parit të socialistëve të Tiranës.  Në gjeneratën e politikanëve të rinj që socialistët i besuan qeverisjen e vendit është edhe Ilir Meta i cili ende pa i mbushur të tridhjetat, në vitin 1998 zgjidhet Zv/kryeministër i Shqipërisë. Në ditët më të vështira për vendin dhe kombin, 1999/2002, Ilir Meta zgjidhet kryeministër i Shqipërisë. Rimëkëmbja e vendit pas luftës së Kosovës, kur u përballua fluksi i më shumë se 1 milionë shqiptarëve të dëbuar,  çlirimi I Kosovës, rimëkëmbja e saj dhe shpërthimet e dy konflikteve në Luginë të Preshevës dhe Maqedoni, e gjejnë Ilir Metën në krye të qeverisë shqiptare.Fati i tij politik bëri që Iliri Meta të përballet edhe me përplasjet më të forta politike dhe qeverisëse në vend. Zgjedhjet e vitit 2001 nuk u pranuan nga opozita dhe sërish Meta shfaqet si protagonist i zgjidhjes së problemit, duke kontribuar në zgjedhjen e presidentit të parë konsensual në periudhën e tranzicionit. Ilir Meta është protagonist i përplasjeve të forta edhe brenda Partisë Socialiste ku për herë të parë shfaqet fraksioni i parë, ai i “Mendimit Ndryshe”.Ky mendim i ndryshëm, meqë nuk gjeti terren në parti, me KPD-n e famshme krijoi parakushtet për të themeluar Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ishte kjo periudha kur as si zv/kryeministër dhe ministër i Jashtëm nuk arriti të ndryshojë mendësinë qeverisëse të një kupole që për Ilir Metën dhe bashkëmendimtarët e tij nuk po ndryshonte dot. Me vetëm 8 deputetë të shkëputur nga Partia Socialiste, në vitin 2004 Ilir Meta arriti jo vetëm të krijojë një parti të qëndrueshme, por një parti parlamentare vendimtare për fatet e vendit. Staturën e një politikani kalibri, Ilir Meta e dëshmoi në vitin 2008 kur dy partitë e mëdha, PD dhe PS vendosën të ndryshojnë Kushtetutën në kurriz të interesave të partive të vogla siç ishte në atë kohë LSI. Arsyeja, e atyre ndryshimeve përveç se lehtësimi i sistemit elektoral me një Kod të ri për të cilin Partia Demokratike dhe Partia Socialiste trumbetonin, dyshohej se ishte edhe shkrirja e partisë që Meta themeloi, Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kundërshtimi që vetë Meta dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i bëri kësaj nisme me Grevën e Urisë brenda sallës së Kuvendit, brenda një kohe të shkurtër u provua se ishte kauzë e drejtë. Ndërsa Ilir Meta përkundër të gjithëve ja doli të shpëtojë partinë në zgjedhjet legjislative të 2009 me 4 mandate që më pas u quajtën si të “arta”. Me mandatet e fituara në zgjedhjet e  vitit 2009, Ilir Meta arsyeton mendimin ndryshe që kishte shpalosur në partinë mëmë, ndërkohë se si duhet të veprojë një parti në pushtet pa kursyer asgjë me qëllim të zhvillimit të vendit, e tregon në vepër, në momentin vendimtar të integrimit euro-atlantik të Shqipërisë.

Ne vitin 2009-2013 dhe pse nje parti me ide te majta arrin te realizoje ate qe askush nuk mund ta priste bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Sali Berishës, jo thjesht për të qenë në pushtet, po për të kontribuar me partinë e tij për Integrimin e vendit

Sërish në momentet kyçe, kur Shqipëria bëhet anëtare me të drejta të plota në NATO, dhe i besohet liberalizimi i vizave në zonën Shengen, protagonist është Ilir Meta me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Si Ministër i Jashtëm  dha një kontribut të veccantë edhe në sensibilizimin dhe njohjen e shtetit të Kosovës , si dhe përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal  të Zi.

Në vitin 2011, pas një furtune politike dhe ngjarjesh që shënjuan historinë e protestave në janarin e atij viti, në kohën kur e mendua se sërish po vjen një ngërç i ri politik, ishin votat e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Ilir Meta që mundësuan zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të bashkisë së Tiranës. Ndryshimet e mëdha që u projektuan nga familja socialiste për të qeverisur vendin në vitin 2013, sërish u mundësuan vetëm me pjesëmarrjen e Ilir Metës me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Firma e tij në Paktin e 1 prillit e bëri jo vetëm protagonist të qeverisë por edhe rimëkëmbjes të së majtës shqiptare, e cila u rikthye në qeverisjen e vendit me numrin më  të lartë të mandateve në historinë e tranzicionit. Në koalicionin e ri qeverisës me Partinë Socialiste, Ilir Metën e shohim jo vetëm si kryetar parlamenti, por edhe si frymëzues i instalimit të klimës liberale si në parlament ashtu edhe jashtë tij. Kritikët e Ilir Metës në vitin 2011 do të heshtnin në fund të mandatit të Bashës si kryebashkiak sepse janë Meta dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në krah të Erion Veliajt që do të garantojnë fitoren e së majtës në kryeqytet.Edhe në krizën aktuale politike që i qëndron në çadër pak metra nga zyra e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta ofroi si garanci postin e tij dhe të ministrave të LSI dhe këmbënguli deri në limitet e fundit për një marrëveshje politike me PD dhe aleatët e saj për tu futur në zgjedhjet parlamentare.

Pasi insistoi për konsensus me opozitën për 3 raunde, merr një vendim që me siguri e ka peshuar mirë për t’u larguar nga partia e tij LSI dhe për t’i shërbyer vendit në postin e të parit të shtetit.  

48 vjeçari Ilir Meta baba i tre fëmijëve votohet si Presidenti i 7 i Republikës së Shqipërisë demokratike.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad