360° Gradë -LEGALIZIMET NË BERAT,NGA 9 000 OBJEKTE KANË PËRFUNDUAR VETËM 3 000,600 JANË NË PROÇES

0
869
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Proçesi i Legalizimeve në qarkun e Beratit,që po vijon të kryhet që prej vitit 2006,ka mundësuar vetëm legalizmin e 3 000 objekteve,ndërkohë që në total janë 9 000 aplikime dosjesh për legalizim në të gjithë qarkun,por ky proçes është totalisht i bllokuar në zonat muzeale dhe arkeologjike. Lajmin e bën të ditur Drejtori i Aluizmit në qarkun e Beratit,Përparim Sina,i cili deklaron se,për shkak të të qënit qytet muze,asnjë objekt i ndërtuar në zonat arkeologjike,në zonat muzeale dhe në zonën “Tampon” të Beratit nuk është legalizuar për shkak se është në varësi të Ministrisë së Monumenteve të Kulturës. Sipas Sinas,Berati si qytet nuk është trajtuar deri tani në masën e duhur me legalizime. Sina deklaron se,proçesi i legazimit në qarkun e Beratit është përqëndruar vetëm në 13 zona rurale të qarkut dhe po trajtohen në mënyrë specifike zonat informale,ku ky proçes është më i lehtësuar për shkak të kritereve kualifikues.Zona më problematike në të gjithë qarkun është lagjia “Uznovë”,dikur ish Ndërmarrje Bujqësore dhe ku ende sot banorët nuk kanë çertifikatë pronësie mbi tokat edhe pse i kanë poseduar ato në bazë të ligjit 9501. Sina deklaron se,në lagjen “Uznovë” legalizimi është përqëndruar vetëm në objektet brenda qendrës,e quajtur ndryshe “zona qytetare” e kësaj lagjeje periferike pasi këtu ka pasur një ngërç shumë-vjeçar dhe problematika ka qenë hipotekore. Sina pohon se,në këtë lagje të Beratit,nuk mund të merrej asnjë dokument pronësie për shkak se e gjithë zona ishte e paazhornuar dhe në këtë mënyrë ishte e pamundur dhënia e lejeve.

Megjithë problematikat që paraqet qarku i Beratit për shkak të ndërtimeve të kryera pa kriter pas viteve ’90,Drejtoria e Aluizmit konfirmon se,proçesi i legalizimit të objeketeve,dosjet e të cilave janë në sistem dhe janë azhornuar e verifikuar nga specialsitët,do të përfundojë në fundit të këtij viti.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad