360° Gradë -LUNGOMARE NE VLORE,200 PALMA TË REJA, TË LLOJIT “UASHINGTONI”

0
923

Palmat rikthehen ne qytetine Palmave duke u vendosur filimisht ne ne segmention nga Skela deri tek zona e Akademise se Marines,nderkohe qe do te zevendesohen perghjate gjithe segmentit te lungomares edhe te gjitha palmat e tjera ,te cilat tashme jane prekur nga semundja. Palmat do te zevendesohen me llojet e reja te tyre,ndersa synohet qe vendosja e pemeve te reja ti jape nje pamje krejt te re shetitores se qytetit te Vlores. Me këto pemë, që simbolizojnë imazhin mesdhetar të qytetit, jo vetëm plotësohet një prej dimensioneve dekorative të traditës, por krijohet edhe një element spikatës në ansamblin e gjelbërimit gjithëvjetor të Vlorës.

Palmat e reja, me një lartësi mbi 8 metra, të një lloji mjaft rezistent, të përzgjedhura me mjaft kujdes në treguan aktual ndërkombëtar, do të hijeshojnë jo vetëm segmentin nga Skela deri tek ish Akademia e Marinës, por do të zëvendësojnë edhe pemët e dëmtuara në pjesën tjetër.Punimet ne lungomare pritet te perfundojne mne muajin maj dhe shetitorja e re te jete gati per sezonin turistik. ///

 

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion