360° Gradë – MORAVA PËR HERË TË PARË ME RRUGË, BASHKIA INVESTON 130 MILIONË LEKË

0
206

Morava është fshati më i afërt me qytetin e Beratit dhe tashmë me ndarjen e re administrative-territoriale pjesë e bashkisë së madhe. Por, dhe pse ndodhet shumë pranë qytetit, në hyrje të tij dhe ka një numër prej 2500 banorësh, fshati ishte lënë krejtësisht pas dore, me rrugë të shkatëruara, kanale të bllokuara dhe pa ndriçim. Një projekt i realizuar nga bashkia dhe financuar po prej saj, më në fund ka bërë të mundur nisjen e punimeve në infrastrukturë. Është vetëm për 1 km rrugë nga qendra e fshatit deri në aksin kryesor Berat-Ura Vajgurore, e cila ka nisur të asfaltohet, do të bëhet me trotuare, bordura, do të ndërhyet në rrjetin e kanalizimit të ujërave të zeza, kanalizimin e ujërave të larta dhe ndriçim.


Ky investim kap vlerë rreth e 130 milion lekë (të vjetra), tha kryebashkiaku Petrit Sinaj pas inspektimit të punimeve, i cili pranoi faktin se fshati Moravë për vite të tëra s’kishte parë një ndërhyrje në rrugët kryesore të tij, ndërsa deklaroi se në fazën e dytë të zbatimit të këtij projekti do të ndërhyhet edhe në lagjet e tjera. Sinkron…

Nga ana tjetër kryetari i bashkisë së Beratit garantoi cilësi të punimeve për këtë projekt kaq shumë të pritur nga banorët.