360° Grade -NJE AUTOMJET KA TERRORIZUAR BANORET E QYTETIT TE BERATIT

0
848
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një automjet ka terrorizuar pasditen e sotme banorët e qytetit të Beratit. Ngjarja ka ndodhur në fillim të pedonales së re,ku një automjet tip Toyota,me targa AA 148 Nk,që vinte nga rruga dytësore në anë të lumit Osum me shpejtësi skëterrë,ka goditur ç’ka gjetur para dhe në fund është përplasur edhe vetë. Fatmirësisht në momentin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë këmbësor në rrugë,ndërkohë që automjeti ka goditur 5 mjete të tjera të parkuara në fillim të pedonales dhe në fund ka përfunduar xhiron e tij në një automjet,tip “Mercedes benz”. Pas përplasjesjes së mjeteve dhe krijimit të një kaosi dhe paniku në këtë zonë,drejtuesi i mjetit nuk ka zbritur fare nga makina është larguar me shpejtësi nga vendngjarja,me automjetin e dëmtuar.  Kanë qënë banorët që kanë njoftuar policinë dhe autori,35-vjeçari Ilirjan Çereni,është kapur në dalje të qytetit,në përpjekje për tu larguar nga vendngjarja. Menjëherë është rrethuar vendi i ngjarjes,nga ku rezullon se 5 automjete kanë pësuar dëme material të mëdha,si pasojë e përplasjes. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat,bëjnë me dije se,drejtuesi i mjetit Toyota,që shkaktoi edhe këtë panictek qytetarët,ka qënë në gjendje të dehur.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad