360° Gradë -PRESIDENTI I ZGJEDHUR ILIR METAJ U TELEFONUA NGA TSIPRAS

0
1284
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

https://youtu.be/4pyR_0eJ9VU

Presidenti i zgjedhur Ilir Metaj u telefonua sot paradite nga Kryeministri i Greqise Alexis Tsipras, i cili e përgezoi dhe e uroi për zgjedhjen në detyrë e lartë të Presidentit të Republikes.

Edhe Kryetari i Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, z. Gianni Pittella e Anëtari i Parlamentit Evropian dhe Reporter për Shqipërinë në PE z. Knut Fleckenstein, i kanë dërguar një mesazh urimi.

Kryeministri Tsipras shprehu besimin se Presidenti, z. Meta, do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe të cilat kanë një rëndësi të veçantë jo vetëm në nivelin dypalësh, por edhe në atë rajonal.

Te dy interlokutoret diskutuan për situatën në rajon dhe nënvizuan se mbetet shumë i rëndësishëm forcimi i stabilitetit dhe rritja e bashkëpunimit rajonal

Presidenti i zgjedhur, z. Ilir Meta, e siguroi Kryeministrit e Greqisë se do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, në të mirë të dy vendeve, por edhe të rajonit tonë” 

Pittella në mesazhin e tij dha përgëzimet për Presidentin e zgjedhur z. Ilir Meta duke i uruar sukses dhe mbështetje në detyrën e re.

Ndërsa z. Fleckenstein e uroi z. Meta për detyrën e re duke shprehur besimin e tij në rolin e tij si President i Republikës së Shqipërisë” informon zyra e shtypit.//

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad