360° Gradë -PUBLIKOHET LIBRI ME MBISHKRIME OSMANE NE MONUMENTE E KULTURES

0
743
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është prezantuar libri mbi mbishkrimet otomane në monumentet e kulturës shqiptare i studiuesit turk Mehmet Tutuncu. Libri përmbledh 114 mbishkrime, për të cilat autori ka kryer një punë kërkimore thuajse 8 vjecare ne territorin shqiptar. Autori ka zbuluar 114 mbishkrime, ndërsa librin “Korpusi i mbishkrimeve otmane nga Shqipëria dhe Mali i zi” e sheh përpjekje për inventarizimin e këtyre fakteve e dëshmive të historisë. Libri i studiuesit Mehmet Tütüncü, publikuar së fundi në anglisht së shpejti pritet të publikohet edhe në gjuhën shqipe nga Instituti AIITC. Drejtori i AIITC, Ramiz Zekaj theksoi se mbishkrimet që gjenden në monumentet e kulturës islame në trojet shqiptare janë një aspekt i veçantë dhe hedhin dritë në disa momente të rëndësishme të historiografisë shqiptare.

Ndërsa studiuesi Aleksandër Meksi e sheh librin si një domosdoshmëri dhe instrument për të intensifikuar më tej studimet në këtë fushë. Sipas Meksit ky liber eshte nje kontribut I madh per njohjen e jetes dhe te shoqerise shqiptare.

Autori I librit gjate fjales se tij kerkoi anazhimin e autoriteteve shkencore shqiptare per gjetjen e disa mbishkrimeve te humbura. Sipas tij ka ardhur koha ku Perandoria Osmane te mos identifikohet vetem me kombin turk, por te shihet roli I te gjitha kombeve qe kane qene pjese e saj sidomos shqiptaret.

https://youtu.be/83xnK57sZ2U

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad