360° Gradë -RAMA INSPEKTON PUNIMET NË SPITALIN E TRAUMËS REZULTAT I REFORMAVE

0
1701
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Spitali i Traumës, aty ku mjerimi i deri djeshëm i infrastrukturës shëndetësore ka simbolin e tij, në dy muaj do të jetë një tjetër dëshmi në rrugën e rilindjes së shëndetësisë.Ambiente të degraduara, korridor i përshtatur si farmaci, dhoma të tejmbushura nga familjarë në mungesë të ambienteve të posaçme për ta, ishte pamja e spitalit para nisjes së investimit 8 miliardë lekë.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ishte në spitalin e Traumës, për të parë ecurinë e projektit. Po kryhet rikonstruksioni në themel i të gjithë reparteve, shërbimit të urgjencës, imazherisë, bllokut operator, reanimacionit, fizioterapisë.Pjesë e projektit është krijimi i recepsionit dhe ambienteve pritëse për familjarët. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja tha se janë gati edhe pajisjet biomedikale dhe të mobilimit.
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad