360° Gradë -ROMËT DHE EGJIPTIANËT, BERATI NDËR KATËR BASHKITË QË PO PUNON PËR INTEGRIMIN E TYRE

0
1408
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Si grupet me vunerabël të shoqërisë dhe në qytetin e Beratit komunitetet rome dhe egjiptiane përballen me probleme të mëdha sociale që nga mos rregjistrimi, shkollimi i ulët dhe deri tek kushtet tejet të vështira për tu ushqyer.  Në Berat komunitetet rome dhe egjiptiane dhe pse e kanë zgjedhur vetë problemin e punësimit me tregun e lirë dhe mbledhjen e hekurishteve, infrastruktura në vendet e tyre të punës është në kushte skandaloze, ndërkohë që në të tillë gjendje janë dhe lagjet ku anëtarët e këtre komuniteteve jetojnë.

Për të bërë të mundur fuqizimin e këtre komuniteteve nga ana sociale dhe ekonomike një projekt i financuar nga Bashkimi Europian është duke u zbatuar dhe në bashkinë e Beratit, një ndër katër të tilla në vend. Ndryshimi që pësuan njësitë vendore pas reformës administrativo-territoriale e bëri që zbatimi i projektit integrues të kaloj në këtë bashki për tu diskutuar me partnerët lokal dhe shoqërinë civile.

Nën kryetarja e bashkisë së Beratit, Teuta Muçogllava u shpreh se institucioni i bashkisë është bashkëpunes në zbatimin e kësaj strategjie sepse përfshinë grupe të rëndësishme të shoqërisë.

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, i cili është kontraktuar nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për planin e veprimit, sipas përfaqësues së tij, Evelina Aziziaj është optimist për mënyrën se si do të ndryshojë jeta e banorëve të këtyre komuniteteve në gjashtë shtylla kryesore.

 

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad