360° Gradë -SFIDË TITULLI MES KUKËSIT DHE SKËNDERBEUT, TIRANA LUAN MBIJETESËN

0
1247
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Java e 35-të e Kategorisë Superiore mund të përcaktojë fatet e titullit kampion. Kukësi kryesues do të përballet në stadiumin “Zeqir Ymeri” me Skënderbeun e vendit të dytë. Tirana luan për mbijetesë kundër Luftëtarit. Sfidë mjaft interesante është edhe ajo mes Flamurtarit dhe Laçit

Një sezon në vetëm 90 minuta. E tillë parashikohet supersfida mes Kukësit dhe Skënderbeut që do të zhvilohet në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Blutë kryesojnë renditjen dhe nuk e kanë provuar shijen e humbjes prej 34 takimesh dhe një sukses ndaj korçarëve do ti shpallet matematikisht kampion të Shqipërisë për herë të parë në historinë e klubit.

Trajneri Ernest Gjoka e ka të plotë grupin e lojtarëve dhe me shumë gjasa do të rreshtojë nën skemën klasike 4-4-2 këtë formacion titullar. Në kuadrat Koliçi, 4-ja difensive do të formohet nga hallaçi, Shameti, Alla dhe  njëri mes Imamit dhe Rrumbullakut. Mesfusha me shumë mundësi do të plotësohet nga Karioka, Musolli, Lena dhe Kale ndërsa Emini do të vendoset pas krahëve të Pero Pejicit.

Në anën tjetër tekniku i kampionëve të vendit  Ilir Daja ka vetëm një shqetësim i cili ka të bëjë me gjëndjen fizike të Hamdi Salihit, megjithatë pritet që sulmuesi të jetë i gatshëm për këtë superduel. 11-të titullarët e bardhekuqve me shumë mundësi do të formohet nga këta element. Në  portë kapiteni Shehi, 4-ja difensive do të plotësohet nga Vangjeli, Radas, Jashanica dhe Mici. Diga në mesfushë do të përbëhet nga Orelesi dhe Osmani, ndërsa Gavazaj, Adeniyi dhe Latifi do të rreshtohen pas krahëve të Saliihit. Një duel deri në grimcën e fundit të energjive pritet të jetët ai i ” Zeqir Ymeri” ku do të përcaktohet jo pak përsa i përket luftës për titullin kampion. Kukësi aktualisht ka vetëm një pikë  më shumë se Skënderbeu në renditjen e Kategorisë Sueperiore.

Një tjetër duel mjaft interesant pritet të jetë ai i qytetit të Vlorës mes Flamurtarit dhe Laçit. Të dyja skuadrat po duelojnë për të siguruar një vend mes më të mirëve edhe edicionin e ardhshëm. Danilo Alves është mungesa kryesore në rradhët e kuqezinjve, megjithatë nuk është vetëm ky shqetësim në rradhët e bregdetarëve, pasi ditët e fundit situata është ndërlikuar së  tepërmi për shkak të bojktotit të një pjese të futbollistëve. Ndërkohë kurbinasit vijnë të plotë në këtë duel, ku do ti mjaftonte edhe në pikën e vetme.

Tirana pret Luftëtarin në “Selman Stërmasi” Bardheblutë që janë të përfshirë më shumë se kurrë nga hijet e kategorisë së parë nuk kanë alternativë tjetër përveç fitores. Karabeci nuk është i disponueshëm për shkak pezullimi. Teuta-Vllaznia është një tjetër sfidë që mund të shënojë fatet e të dyja skuadrave. Ekipi që merr fitoren projektohet drejt vendit të 4-ët. kurse skuadra që nuk siguron suksesin rrezikon rënien e drejtëpërdrejt në kategorinë e parë. Të dielën Partizani ka një sfidë pa shumë ndërlikimie në letër kundër Korabit.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad