360° Gradë -SKEMA E RE E NDIHMËS EKONOMIKE MINISTRIA XHAXHKA NË BERAT

0
1188
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skema e re e përfitimit të ndihmës ekonimike që synon të ofrojë mbrojtje, riintegrim dhe mirëqënie për çdo qytetar në nevojë, është diskutuar sot në Berat nga Ministria e Mirëqënies Sociale, Olta Xhaxhka, e cila mori pjesë dhe në panairin “Ustai i qytetit tim” organizuar nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë. Familjarë që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike, të punësuar nga projekti integrues i Zyrës së Punës në bashkëpunim me bizneset fasone, drejtues të bashkisë dhe njësive vendore ishin prezent në një takim të hapur zhvilluar në pedonalen e qytetit, ku ministria Xhaxhka foli rreth projektit “Në mbrojtje, rintegrim dhe mirëqënie”. 

Një panair i artizanëve të Beratit me pjesëmarrjen e shkollave të mesme profesionale të ardhur nga Lushnja dhe Fieri u zhvillua më pas përgjatë pedonales së qytetit. Panairi bashkoi punimet e artizanëve të njohur të qytetit me krijimet e nxënësve të shkollave profesionale, të cilave po i jepet mjaft prioritet veçanërisht në qytetin e mbrojtur nga UNESCO.
Në fjalën e saj në këtë panair ministria Xhaxhka, u shpreh rreth rëndësisë së punimeve që dalin nga duart e mjeshtrave dhe që tërheqin çdo ditë e më tepër vëmendjen e vizitorëve.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad