360° Gradë – TIRANË, ATENTAT ME ARMË DY TË RINJVE, NJË I VDEKUR E NJË I PLAGOSUR

0
671
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy të rinj u qëlluan me armë zjarri mbremjen e djeshme në Tirane, në një atentat ku njëri prej tyre humbi jetën. policia po punon për identifikimin e autorëve të krimit dhe shkaqet e ngjarjes.

Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së dielës ndaj dy të rinjve në Tiranë, ku një mbeti i vdekur e tjetri u plagos në shpatull. Sipas policisë viktima e këtij atentati mafioz ishte Emiliano Boçi, 32 vjeç, ndërsa i plagosur mbeti shoku i tij 27 vjeçar Melvin Disha. Dy të rinjtë sipas burimeve policore, sapo kishin dalë nga një lokal ku kishin drekuar, kur janë qëlluar nga persona ende të paidentifikuar. Dyshohet që arma e përdorur të ketë qenë me silenciator. Detaje të reja lidhur me vrasjen e Roland (Emiljano) Boçit mbrëmjen e djeshme në zonën e  21 dhjetorit në Tiranë. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes në zonën e “21 Dhjetorit” i thanë policisë se kanë parë një motor që ka lëvizur shpejt në zonë në momentin e sulmit me armë ndaj ty të rinjve. Në automjet mësohet se ka qenë dhe e dashura e Boçit e cila mrekullisht ka shpëtuar pa lëndime. Madje mësohet se ka qenë ajo e cila ka lajmëruar dhe policinë për atentatin.  Emiljano Boçi 32 vjeç u plagos në makinë dhe vdiq pasi mbërriti në spital ndërsa miku i tij 27-vjeçari Melvin Disha mbeti i plagosur. Policia po heton pistën e hakmarrjes pasi viktima ishte dënuar për një plagosje në vitin 2010. Policia ende nuk ka marrë në pyetje të riun Melvi Disha shokun e Emiljano Boçit. Nga ana tjetër e dashura e 32 vjecarit nuk ka dhënë shumë detaje për hetimin, pasi gjatë marrjes në pyetje hetuesit thanë se ishte në gjendje të rënduar. Për policinë, atentatori i cili ka qenë një person i vetëm ka studiuar hollësisht lëvizjet e 32 vjecarit, pasi ai frekuentonte vetëm zonën ku dhe banonte vetë. Të dy personat që ranë pre e atentatit ishin kthyer në Tiranë nga Gjermania pak ditë para festave të fundvitit. Ndërsa viktima pak vite më parë kishte dalë nga burgu. Roland Boçi, i njohur edhe me emrin Emiljano, ishte dënuar me 2 vjet burg për plagosje disa vite më parë. Ekzekutimi mafioz i Emiljano Boçit në Tiranë, sipas policisë dyshohet se ka ndodhur për shkak të prishjeve të pazareve të drogës. Gjithashtu, po hetohet edhe pista e hakmarrjes, ku më herët 32-vjeçari ishte akuzuar për plagosje të rëndë me dashje.

Zjarr Tv Ad