360° Gradë -VLORË ZONA NAFTËMBAJTËSE E MËRTIRAJ NË GORISHTË PO SHKON DREJT SHKATËRRIMIT

0
825
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zona naftëmbajtëse e Mërtiraj në Gorishtë po shkon drejt shkatërrimit.Prej 30-vitesh kjo zonë fshrytëzohet për nxjerrjen e naftës, më herët nën menaxhim privat ,ndërsa prej muajit Shkurt rafineria menaxhohet nga AlbPetrol.  Në Mërtiraj , 30 km larg qytetit të Vlorës , tokat  bujqësore janë kontaminuar ndërsa  derdhjet e gazit apo naftës së papërpunuar derdhen në shtratin e Vjosës.

Shqetësimi është ngritur edhe më herët nga banorët e zonës por asnjëhere ndotja nuk ka marr të tilla përmasa.Punonjësit e rafinerisë pranojnë se kanë vënë në punë “furrin e vjetër”  ku bëhet përpunimi bruto i naftës, pasi aparatura e re qëndron jashtë funksionit për shkak të një defekti të vogël.Në fakt, funksionimi i saj do të minimizonte ndjeshëm ndotjen.

Banorët konfirmojnë gjithashtu se situata vijon të përkeqësohet,ndërsa ndotja ka shkaktuar probleme në kontamimin e tokës,dhe probleme në shëndetin e banorëve ndërkaq ka dëmtuar edhe gjenë e gjallë.

Zonën e ka inspektuar njëkohësisht edhe deputeti i Vlorës Flamur Cela,i cili ka konfirmuar se i është përgjigjur thirrjes së banorëve,të cilët mbeten të shqetësuar për situatën. Cela ka konfirmuar se do të kërkojë  deri edhe në ndjekje penale dhe administrative për përgjegjësit.

Zona e Mërtiraj shfrytëzohet prej 30 vitesh për nxjerrjen e naftës bruto. Aktualisht shfrytëzohen gjashtë nga nëntë puse aktivë. Banorët kanë paralajmëruar  bllokim  të punës së rafinerisë prej ditës së hënë.  ///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad