360° Gradë -ZËVENDËSNDIHMËS SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT YEE KUNDER BOJKTOTIT

0
930
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili viziton të hënën Tiranën, ka përcjelle mesazhin kundër bojkotit si një përpjekje e fundit që mazhoranca dhe opozita të arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës. Gjatë fjalës së tij në forumin rajonal për siguri “2BS” në Budva të Malit të Zi, zyrtari i lartë amerikan tha se Qeveritë në rajonin e Ballkanit duhet të luftojnë kundër korrupsionit dhe udhëheqësit e rajonit duhet të gjejnë kurajën politike, për të bërë reformat e nevojshme në interes të qytetarëve. Parlamentet duhet të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e qytetarëve. Deputetët që bojkotojnë Parlamentin, shmangin përgjegjësinë e tyre dhe injorojnë këshillën e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Roosevelt, se është më mirë të jesh një lider i guximshëm në arenë sesa një kritik apo vëzhgues nga jashtë”. 

Zyrtari I larte amerikan Yee do të takojë të hënën krerët më të lartë të shtetit dhe përfaqësuesit e opozitës dhe kjo shikohet si lëvizja e fundit e ndërkombëtarëve që mund t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje për zgjidhjen e krizës. Ndoshta ky do te jete rasti I duhur qe faktori nderkombetar te arrije te sheshoje mosmarrveshjet mazhorance-opozite dhe te shkohet ne zgjedhjet e 18 qershorit me pjesemarrjen edhe te opozites. Ne rast se dhe kete here nuk arrihet marreveshje dhe nje here politika shqiptare do te tregoje papergjegjshemerine dhe papjekurine qe e karakterizon gjate ketyre 26 viteve trazicion.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad