0
569
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Si mund të jemi kaq sylesh?!
Apo më keq akoma…,
Si mund të jemi kaq frikacakë sa të bëjmë sikur nuk po shohim se çfarë ndodh rreth nesh?!!!

Këto pamje nuk i kam nxjerr Unë, as opozita por janë pamjet që kanë nxjerr gazetarët kurajoz të Vlorës për faktin që plantacionet e hashashit kanë zbritur Nga malet në mes të qytetit!

Kjo është Vlora për të cilin duhej të krenoheshim?!!!

Personalisht dhe politikisht distancohem me forcë ndaj këtij fenomeni që ka kriminalizuar dhe po zhyt në pusin e mjerimit Shqipërinë Tonë.

Çdo rrënjë droge e kultivuar është baraz Me rrënimin e jetës së një të riu që mund të jetë fëmija e secilit prej nesh.

Gjeni kurajon në emër të së ardhmes fëmijve tanë për të reaguar ndaj këtij rregjimi kriminal që përveç vulës së turpit po na rrëmben edhe të ardhmen e fëmijve.

I juaji Flamur Çelaj

Zjarr Tv Ad