Vaksina që mund tumoret

0
266

Një “vaksinë” e re kundër kancerit me dy shtresa, sipas hulumtimeve të reja, ka qenë e suksesshme në sulmin e tumoreve tek minjtë. Tani është duke u zhvilluar një test klinik për trajtimin tek njerëzit. Metoda punon duke përdorur dy agjentë për të ringjallur qelizat T që luftojnë kancerin direkt në tumor. Një nga agjentët përforcon aktivizimin e qelizave T, ndërsa tjetra stimulon qelizat në sulm ndaj kancerit. Disa nga qelizat T lënë edhe tumorin për të gjetur dhe shkatërruar rritje të ngjashme në trup. Metoda ka funksionuar shumë mirë në laborator, me tumore që janë zhdukur pas trajtimit. Në këtë mënyrë 87 nga 90 minj të studiuar u shëruan nga kanceri. Studiuesit gjetën rezultate të ngjashme në minj me tumore të gjirit, zorrës së trashë dhe melanoma. Studimi nga studiuesit e Stanfordit është botuar në revistën “Science Translational Medicine”. “Kur i përdorim këto dy agjentë së bashku, ne shohim eliminimin e tumoreve në të gjithë trupin“, tha një nga hulumtuesit, Ronald Levy. Metoda nuk kërkon aktivizim me shumicë të sistemit imunitar dhe anashkalon nevojën për të identifikuar objektivat imunologjike të tumorit. Levy, profesor i onkologjisë në Stanford, specializohet në fushën e imunoterapisë së kancerit, e cila kërkon të shfrytëzojë sistemin imunitar për të luftuar sëmundjen vdekjeprurëse. “Të gjitha këto përparime të imunoterapisë po ndryshojnë praktikën mjekësore,” shtoi ai. Studiuesit kanë vendosur që të rekrutojnë 15 vetë me limfomë të ulët.