Lëvizje në polici

0
569
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu do të ketë zëvendës një femër. Aida Hajnaj emërohet si nëndrejtore e Policisë së Shtetit. Lëvizjet e reja janë prezantuar nga vetë kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Sipas policisë, drejtori Veliu u shpreh se këto lëvizje janë kryer si nevojë e domosdoshme për një ritëm të ri në përmbushjen e prioriteteve të reja dhe madhore që tashmë ka Policia e Shtetit. “Veliu ka falënderuar drejtuesit e liruar nga detyrat që mbanin për kontributin e dhënë, si dhe u ka kërkuar të emëruarve te rinj përkushtim, angazhim dhe seriozitet në detyrën që do kryejnë, për të përmbushur objektivat e përcaktuara nga Qeveria dhe Ministria e Brendshme“, thuhet në njoftim.

Emërimet:

• Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, deri tani Zvdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, emërohet Drejtor, në Drejtorinë e Menaxhimit të Informacionit dhe Mbrojtjes së të Dhënave, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe i jepet grada Drejtues i Parë.

• Drejtues i Lartë Aida Veizaj (Hajnaj), deri tani Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, emërohet Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

• Drejtues i Parë Gjovalin Loka, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, emërohet Drejtor i Departamentit, në Departamentin për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe i jepet grada Drejtues i Lartë.

• Drejtues i Parë Theodhori Gravani, deri tani Drejtor i Drejtorisë për Logjistikën, emërohet Drejtor i Departamentit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe i jepet grada Drejtues i Lartë.

• Drejtues i Parë Shaban Nexhi, deri tani Drejtor, në Drejtorinë e Menaxhimit të Informacionit dhe Mbrojtjes së të Dhënave, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emërohet Drejtor i Drejtorisë se Migracionit në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin.

• Drejtues Enkeleida Toska, deri tani Drejtor i Drejtorisë se Migracionit në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, emërohet Drejtor i Drejtorisë se Kufirit dhe Migracionit Tiranë

• Drejtues Andi Likaj, deri tani Shef Sektori i Europolit, emërohet Shef Sektori, në Sektorin (Zyra) Qendrore Kombëtare, INTERPOL.

• K/Komisar Shkelzen Rexhepi, deri tani specialist në Sektorin e Interpolit, emërohet Shef Sektori, në Sektorin (Zyra) Kombëtare Europol.

Zjarr Tv Ad