JUVENTUSI DHE MILAN NË FINALEN E KUPËS SË ITALISË

0
228
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Xhanluixhi Bufon dhe gjithë yjet e tjerë të Juventusit realizuan një tjetër objektiv, edhe pse një finale dhe jo një trofe, atë të Kupës së Italisë. Në një sezon më të vështirë se zakonisht, edhe suksesi nuk ishte plotësisht i lehtë ndaj Atalantës modeste si emër, por të fortë në fushë, që pati sërish në portë Etrit Berishën e kombëtares shqiptare. Suksesi 1-0 në ndeshjen e parë falë golit të Gonzalo Higuainit nuk është se i dha shumë qetësi kampionëve të Italisë, pasi miqtë nga Bergamos ushtruan presion pa u trembur. Gjithsesi, diferenca në cilësi ishte e madhe në stadiumin e Torinos, pavarësisht nga karakteri i ekipit të drejtuar nga trajneri Gasperini. Juventusi e mori shpejt komandën, por u duk përsëri se nuk është në momentin më të mirë. E pati shumë të vështirë të krijonte raste të pastër, diçka e paimagjinueshme për këtë formacion, të paktën në futbollin italian. Besohet se me këtë formë, nuk do ta ketë të lehtë të arrijë kualifikimin për në çerekfinalet e Championsit, ndërsa shkon në fushën e Totenhemit pas barazimit 2-2 në Torino. Skuadra e trajnerit Masimiliano Alegri pati madje fat që sfida nuk shkoi në shtesë, pasi vetëm shtylla e shpëtoi nga pësimi i golit, kur takimi ishte në 0-0. Në fund, lehtësimi erdhi nga një penallti e fituar nga Matyidi. Përballë Etrit Berishës Miralem Pjaniç dhe boshnjaku nuk gaboi. Milan ka arritur të mposht Lazion nga pika e penalltive me rezultatin 5-4 në Olimpico.  90-të minutat u mbyllën me shifrat 0-0 që ndeshja shkoi në kohën shtesë. Edhe në shtesë të dyja skuadrat nuk shënua asnjëra, pasi fituesja do të përcaktohej nga gjuajtjet e goditjeve të penalltive. Tek pika e bardha të penalltive skuadra që shënoi më shumë ishte Milani që gaboi më pak.  Kështu Milani do të përballet me Juventusin në finale e Kupës së Italisë.

Zjarr Tv Ad