0
118

Gjykata e Durrësit la në burg pa afat Çlirim Shahollin, 42 vjeçarin që të premten vrau me sende të forta bashkëshoerten e tij, Ardjanën. Në seancën për masën e sigurisë, ai shfaqi pendesë duke i kërkuar falje 6 fëmijëve që siç tha i la në mes të rrugës për shkak të një veprimi që e cilësoi momental dhe aksidental.
“Nuk kisha për qëllim të vrisja bashkëshorten. Gjithçka ishte momentale dhe aksidentale. Jam penduar për veprimin tim. U kërkoj falje fëmijëve dhe gjithë familjarëve për këtë gabim fatal. Nuk di çfarë të them, të vendosë drejtësia. Më vjen shumë keq që lashë fëmijët jetim, mes katër rrugëve”. Shaholli u lut ta besonin që ai vetëm sa e kishte shtyrë dhe viktima ishte rrëzuar në dysheme ku dhe përplasi kokën, por gjykata mori parasysh kërkesën e prokurorisë për arrest me burg. Ai tha se gjithëcka kishte nisur pasi refuzimit të gruas për të hapur dritaren e banesës ku jetonin bashkë me 6 fëmijët. Por prokuroria ka këmbëngulur që autori ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe për pasojë, ajo humbi jetën. Familja Shaholli ishte zhvendosur nga Korça në zonën e Kënetës për një jetë më të mirë. E vetmja që punonte në shtëpi ishte Ardjana ndërsa autori sipas familjarëve ishte konsumues i rregullt i alkoolit. Ai ishte denoncuar disa herë për dhunë, nga bashkëshortja e cila më pas tërhiqej nga denocimi cka sillte edhe lirimin e 42 vjecarit