6 banorë nga Zharrëza përfundojnë në spital: U helmuam nga nafta

0
136
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtate banore te Zharrzes perfunduan gjate nates ne spitalin e Fierit me shenjat e intoksimit. Ata u thanë mjekëve të urgjencës se ishin helmuar nga gazrat e përroit të Zharrëzës aty ku shkarkohet naftë bruto.

“Unë isha brenda në lokal, po punoja se kam një lokal me qera, ngjitur me urën. Edhe eri një erë shumë e fortë. Kujtuam se është një nga ato botet që kalojnë gjithmonë, por zgjati gjysmë ore.

Kur vajtëm te vendi i ngjarjes po bënin shkarkimet. Pastaj morëm ambulancën se edhe çunat nuk ndiheshin mirë se u bllokuan nga koka. Erdhën dy ambulanca dhe na morën”, tha një nga të helmuarit.

Por kjo duket nuk i ka bindur akoma mjekët e spitalit, të cilët dyshojnë se burrat mund të jenë helmuar edhe nga alkooli që kanë konsumuar në lokal.

Në terren kanë zbarkuar përfaqsues të Drejtorisë së shendetit, Të mbrojtes së Mjedisit si dhe përfaqsues të kompanisë Albpetrol.këta të fundit kanë hehdur poshtë preyendimet e banorëve duke pohuar se nuk kanë kryer operacione të derdhjes së hidrokarbureve.  Burime nga policia kanë pohuar se gjatë matjes së sasisë së alkoolit, janë gjetur shënja mbi normen e lejuar te të rinjtë.

 

Zjarr Tv Ad