8 orë fjalim, thyen rekordin

0
295
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politikania amerikane, Nancy Pelosi, mendohet të ketë shënuar rekord me fjalimin më të gjatë të bërë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së. Pelosi, udhëheqëse e pakicës demokrate, ka treguar histori të emigrantëve për tetë orë. Ajo ka bërë fushatë në mbështetje të emigrantëve pa dokumente, që kanë hyrë në SHBA si fëmijë. Administrata e presidentit Donald Trump planifikon të shfuqizojë të ashtuquajturën skemë Daca, e cila daton nga koha e ish-presidentit Barack Obama dhe mbron nga dëbimi emigrantët e rinj pa dokumente. Me shfuqizimin e Daca-s, mbi 800,000 veta do të përballeshin me dëbim.  Republikanët dhe demokratët pritet të diskutojnë këtë javë për fatin e tyre, në kuadër të marrëveshjes për buxhet. Në mediat sociale, shumë përdorues kanë vënë në dukje se Pelosi, jo vetëm që ka folur për tetë orë, por gjatë kësaj kohe, ajo ka konsumuar vetëm ujë dhe kishte  veshur këpucë me taka ta larta.

Zjarr Tv Ad