Aksident masiv në Tiranë, përplasen 4 automjete në rrugën e Rinasit

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën e Rinasit. Bëhet fjalë për një aksident masiv pasi janë përfshirë katër automjete të cilat janë përplasur me njëra tjetrën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 tek kryqëzimi i fshatit Laknas. Si pasojë janë plagosur dy pasagjerë mjetesh dhe një drejtues mjetit. Këta ndodhen aktualisht në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të përplasjes së mjeteve.

Zjarr Tv Ad