Aksident në Tiranë, përplasen për vdekje nënë e bijë, në pranga shoferi

0
932
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në periferi të kryeqytetit, në zonën e Ibës, ku si pasojë e një përplasje, një vajzë e mitur ka humbur jetën, ndërsa nëna e saj ka ngelur e plagosur rëndë.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, në Ibë, ku 25- vjeçari I.Sh., ka humbur kontrollin e automjetit tip “Peugeot”, duke dalë nga rruga.

Për pasojë ka aksidentuar këmbësoret nënë dhe bijë, E. V. dhe Xh.V. Gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë fëmija Xh.V., rreth 3 vjeçe, ndërkohë që gruaja ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Nga ana e policisë u bë shoqërimi i të riut, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad