Aksidenti i deputetit Rakipi, policia: Do zbatohet ligji pavarësisht statusit

0
611
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas reagimeve dhe kundër reagimeve nga partitë politike, përkatësisht PD dhe PDIU, pas aksidentit të deputetit Aqif Rakipi, ku humbi jetën një 53-vjeçar, ka reaguar edhe policia.

Me anë të një sqarimi për shtyp dhe për opinionin publik, policia shprehet se janë bërë të gjitha veprimet hetimore ndaj Rakipit, si dhe statusi i tij nuk do të ndikojë në zbatimin e ligjit.

“Menjëherë me marrjen e njoftimit, janë marrë masa për sigurimin e vendit të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve proçeduriale me drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident.

Pavarësisht lëvizjes nga vendi i ngjarjes dhe paraqitjes në Komisariatin e Policisë të drejtuesit të automjetit, theksojmë se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale, ekzaminimet e ndryshme kriminalistike , testi i alkoolit dhe sqarimi i rethanave të ngjarjes.

Automjeti i perfshirë në ngjarje ndodhet në ambjentet e Komisariatit të Policisë në gjendjen e dorëzimit menjëherë pas ngjarjes, i sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Çdo veprim është kryer me korrektësi të plotë nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë. Policia e Shtetit thekson edhe njëherë,se është e do vazhdojë të jetë garante e zbatimit të ligjit pavarësisht nga statuset apo përfaqësimet e subjekteve”, – thuhet në sqarimin që bën policia.

Zjarr Tv Ad