Aksidentohen tri makina ne Ndroq, plagoset rende punonjesi i policise

0
502
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të kësaj të enjte në aksin rrugor Tiranë-Ndroq.

Tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë një punonjës policie me iniciale SH.L ka mbetur i plagosur rëndë i cili ishte duke udhëtuar në një prej makinave.

Ai është transpotuar menjëherë në drejtim të spitalit të Traumës, ndërsa mësohet se gjendja e tij të shëndetësore është në rrezik për jetën.
Punonjësi i policisë ishte jashtë shërbimit në momentin kur ndodhi aksidenti.

Dyshohet se shkaku i aksidentit ishte shpejtësia e lartë.

Zjarr Tv Ad