Aksidentohet në Maqedoni ish-ministri Arben Ahmetaj, dërgohet me urgjencë në spital

0
1640
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Maqedoni, ku pjesë e tij ka qenë edhe ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Sipas raportimeve në fjalë thuhet se aksidenti në fjalë ka ndodhur në aksin rrugor Tabanoc-Kumanovë.

Nga raportimet në fjalë thuhet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 14 persona, mes të cilëve ish-ministri i Financave të Shqipërisë Arben Ahmetaj së bashku me personat me të cilët po udhëtonte me makinën e tij tip ‘Ranga Rover’.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur rreth orës 17:30 ku janë përfshirë tre makina, një prej të cilëve autobus dhe tjeri Range Rover me targa të Shqipërisë në të cilën e drejtonte ish-ministri Financave të Shqipërisë, që ka goditur një automjet tjetër.

Ndërkohë mësohet se në spital ka mbërritur edhe Zv/ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu i cili ka vizituar ish-ministrin Arben Ahmetaj në spital e Kumanovës pas aksidentit që pati ai sot në rrugën Tabanovcë-Kumanovë.

Zjarr Tv Ad