Akuzat për ‘Lojërat e Fatit’, reagon Xhafaj: Shpifje, të hetohen

0
197
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar se akuzat  e përfaqësuesve të PD-së në lidhje me familjarët e tij, që janë të favorizuar për  “Lojërat e Fatit” janë shpifje bajate, të cilat duhet të hetohen me urgjencë.

Sipas tij këto akuza nuk janë fare të vërteta dhe janë mashtrime, dhe për këtë gjë i bëri thirrje Prokurorisë që të nis hetimet.

E vërteta është kjo tipologji e ngathët dhe foshnjore sulmi, me gjithë këmbënguljen, s’ua ka shtuar baltosësve asnjë pikë në favor të tyre – dhe çka po them është më se e dukshme, brenda dhe jashtë kësaj salle. Ky përfundim del akoma më shumë në dritë kur nga ndonjë foltore e Partisë Demokratike nxjerrin kokën jo më për të ulur figurën e policit si funksionar i shtetit, por për të goditur e shantazhuar drejtpërdrejt ministrin e Brendshëm.

Gjatë 4-5 ditëve të fundit përfaqësues të SHQUP-it, të njohur për apologjinë mashtruese të tyre, kanë bërë përçartjen publike të radhës. Në mënyrën më të pacipë këta përfaqësues shpifin dhe mashtrojnë hapur kur thonë se familjarë të mi janë pronarë direkt, apo indirekt të një apo disa kompanive të lojërave të fatit, kompani këto të lidhura apo pronë e krimit të organizuar, pa dhënë asnjë fakt të vetëm konkret se ku e qysh provohet një gjë e tillë direkt apo edhe indirekt. Dhe si gjithmonë për ta bërë edhe më të trashë mashtrimin, se edhe në këtë rast janë komplet pa fantazi dhe qesharakë, përfshijnë në këtë lloj afere edhe familjarë të Kryeministrit.

Me përgjegjësi ligjore dhe politike personale, deklaroj se çfarë këta mashtrues recidivistë kanë deklaruar për mua dhe familjen time në lidhje me pronësinë direkte apo indirekte në këto kompani dhe/ose favorizim apo përfitime të mundshme prej meje, direkte apo indirekte qofshin, nga aktiviteti i tyre është, në rastin më të mirë, paaftësi për të luajtur rolin e një opozite serioze parlamentare në një vend demokratik.

Në rastin më të keq, ajo çka kanë deklaruar zotërinjtë që nuk dinë më ç’të sajojnë për të mos humbur edhe më mbështetjen tek qytetarët, është një mashtrim. Madje nga ata të llojit më të dobët. Mënyra e paraqitjes së këtyre deklarimeve dhe koha kur këta individ politik po i bëjnë ato, të cilat janë lehtësisht të verifikueshme si mashtrime, i klasifikon këta deklarues si shantazhues politik, apo edhe akoma më shumë si shërbëtorë direkt apo indirekt të krimit të organizuar.

Xhafaj ka komentuar edhe propozimin e Partisë Demokratike për një Vetting në politikë. Xhafaj tha Vettingu në politikë është ide qesharake e Partisë Demokratike. Drejtësia dhe pastrimi i saj të bëhet nga themelimi i institucioneve ligjore. Nuk ka vend në botë që politika të pastrojë politikën dhe të bëjë Vetting. Për përfshirjen e familjarëve të mi në biznesin e lojërave të fatit, ky është një mashtrim. Prokuroria të angazhohet për hetimin e deklarimeve të PD.

Zjarr Tv Ad