Alarmon OKB-në, ambasadori i Koresë së Veriut: Në çdo kohë mund të shpërthejë luftë bërthamore

0
656

Një paralajmërim i rëndë vjen nga ambasadori i Koresë së Veriut, Kim In Ryong për OKB-në. Ambasadori akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se rritja e tensioneve destabilizon rajonin dhe paralajmëroi se në çdo kohë mund të shpërthejë “luftë termobërthamore”.

Lidhur me debatin për testimin e raketës bërthamore në Korenë e Veriut dhe seancës së Këshillit të Sigurimit i cili javën e ardhshme do të mbahet mbi këtë temë, ai iu drejtua gazetarëve në selinë e OKB-ve dhe akuzoi SHBA-të se po shkaktojnë situatë të rrezikshme në Gadishullin Korean.
“Ne në të gjitha mënyrë mund t’i rezistojmë SHBA-së. Koreja e Veriut është e gatshme t’i përgjigjet çdo lloj lufte të cilën e zgjedh SHBA-ja”, u shpreh Kim.
Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence, të dielën gjatë vizitës në Korenë e Jugut paralajmëroi se ka përfunduar periudha e “durimit amerikan” për të bindur regjimin e Koresë së Veriut që të përmbahet nga zhvillimi i armëve bërthamore.