Aleati i Bashës bën analizën e humbjes dhe tregon shkaktarët

0
767
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analizat e opozitës për humbjen e saj në zgjedhjet e 25 qershorit, vazhdojnë e të bëhen nga personalitete të ndryshme të saj.

Teksa kanë kaluar 4 ditë nga zgjedhjet, Fatmir Mediu, i ftuar në studion e televizionit News24, është shprehur se krimi dhe droga, ka qenë ajo çka solli edhe blerjen e votës, që sipas tij është një nga shkaqet e humbjes.

Po ashtu sipas Mediut, faktor më vete mbetet edhe pjesëmarrja e ulët në votime, çka sipas tij ka patur ndikim të madh.

Kanë qenë fenomene shoqëruese që njiheshin gjatë periudhës së fushatës, rreziku nga krimi, droga, tentativa për blerjet e votës. Raporti i OSBE e ka përmendur faktin e blerjes së votës. Shkonin nga 100-200 mijë lekë të vjetra. Nëse rastet janë denoncuar do të thotë se kjo nuk është një fenomen i izoluar, por i pranishëm. Ne po kalojmë në korruptimin e shoqërisë, duke i thënë se nuk ka vlerë zgjedhja e tyre, por që zgjedhja e tyre do të blihet. Rama bëri një fushatë qesharake pa thelb e pa përmbajtje. Kryeministri e ka raportin me qytetarët, jo me koalicionin apo të tjerët”, – tha Mediu, ndërsa shtoi se fushata ishte shumë e vakët.

Zjarr Tv Ad