Alibeaj: Rama bllokon opozitën për hetimin në Komisionin “Tahiri”

0
425
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike nëpërmjet deputetit, Enkelejd Alibeaj, tha se Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, me urdhër të kryeministrit është kthyer në një institucion kamikaz politik duke penguar punën e Komisionit Hetimor për çështjen Tahiri. Ky institucion, tha Alibeaj, ka pajisur brenda ditës me certifikatë sigurie Saimir Tahirin dhe ish-drejtuesit e lartë të policisë që sot janë në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, ndërsa për më shumë se një muaj refuzon të pajisë deputetët e opozitës.
Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se po pengon komisionin hetimore për çështjen “Tahiri”. Deputeti Enkelejd Alibeaj, tha institucioni nën varësinë Kryemnistrit, Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar Institucion, ka refuzuar për të pajisur anëtarët e opozitës me certifikatë sigurie. Alibeaj tha se pengimi i punës se Komisionit Hetimor është një veprim kriminal.
DSIK është kthyer në kamikaz politik, tha deputeti Alibeaj, ndërsa sipas tij ky institucion nën varësi të kryeministrit ka pajisur me certifikate sigurie brenda ditës Saimir Tahirin, por dhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, që sot janë në kërkim ndërkombëtar nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge.

Zjarr Tv Ad