Amnistia, fillojnë lirimet e para nga të gjitha burgjet e vendit

0
551
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka nisur lirimi i të dënuarve të parë që përfitojnë nga amnistia e miratuar në fund të vitit 2016. Në burgun e Fierit janë liruar të arrestuarit e parë, ndërsa edhe nga qelitë e Tiranës, Fushë Krujës, Drenovës dhe Peqinit ka nisur lirimi.

Të dënuarit e parë që kanë filluar të lënë ambientet e burgut janë gratë dhe burrat e moshuar dhe më pas do të lirohen edhe të rinjtë e dënuar për vepra të lehta penale.

Nga burgu i Fierit do të lirohen 150 të dënuar, burgu i Peqinit 131 të dënuar, burgu i Lezhës 117 të dënuar, burgu u Rrogozhinës 110 të dënuar, burgu i Drenovës do lirohen 55 të dënuar, burgu “Ali Demi” në Tiranë përfitojnë 9 gra të burgosura, burgu 313 në Tiranë do lirohen 7 të burgosur dhe nga burgu 302 do lirohen 4 të burgosur.

Në fazën e dytë të aplikimit të amnistisë do të aplikohen uljet e dënimit nga 1 muaji deri në 1 vit për personat të cilët kanë ende mbi 3 vite burg për të shlyer nga dënimet e dhëna prej gjykatave.

Burime të Ministrisë së Drejtësisë thanë dje se Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve do të jenë të pranishëm gjatë lirimit të të burgosurave gra tek burgu “Ali Demi”.

Procesi i lirimit të përfituesve nga amnistia do të mbikqyret edhe nga Policia e Shtetit për të garatuar sigurinë e personave, të cilët mund të përballen me ndonjë të papritur për shkak të konflikteve që mund të jenë jashtë burgut. Ligji për amnistinë u miratua në Kuvend me 84 vota pro në 18 dhjetor të vitit të kaluar.

Zjarr Tv Ad