Arkeologji, zbulohet një fshat egjiptian i periudhës së Neolitit

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një mision i përbashkët franko-egjiptian zbuloi një prej fshatrave më antikë në deltën e Nilit, që daton nga periudha e Neolitit, njoftoi Ministria egjiptiane e Antikiteteve në një komunikatë.

Sipas komunikatës, ky zbulim që u krye në Tell-al-Samara (në provincën veriore të El-Dakahlia) vërteton se njerëzit kanë jetuar në deltën moçalore të Nilit që në mijëvjeçarin e pestë para Krishtit.

 

 

“Ndërtesa të tilla që datojnë në periudha të hershme (4 200-2 900 para Krishtit) nuk njiheshin në këtë rajon”, tha shefi i Departamentit të Antikiteteve, Ayman al-Achmaëi.

”Gërmimet arkeologjike bënë të mundur zbulimin e silloseve të shumta të magazinimit që përmbajnë sasi të mëdha të eshtrava të kafshëve, të mbetjeve të bimëve, të objekteve të qeramikës dhe të veglave prej guri”, saktësoi komunikata.

“Gërmimet e kryera që nga viti 2015 në Tell-al-Samara na japin mundësinë të dimë më shumë për jetën e komuniteteve parahistorike që jetonin mijëra vjet para dinastisë Tinite në deltën e Nilit”, tha drejtuesi i misionit arkeologjik Frederic Geyau.

 

Zjarr Tv Ad