Arratisja, si arriti të largohet i riu nga komisariati i Shkodrës

0
1027
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Personi i arratisur sot nga policia e Shkodres, 24 – vjeçari K.D ishte shoqëruar në polici për një ngjarje të ndodhur të dielën në qytetin e Shkodrës. Ai ndodhej në këto ambiente, ai arriti të largohej, siç sqaron policia, forcërisht.

Në një deklarate, policia e Shkodrës ka dhënë sqarime për ngjarjen në fjalë, si dhe ka njoftuar pezullimin e punonjësve të policisë.

Sipas policise, gjatë shoqërimit e të riut janë shkelur procedurat standarde për ruajtjen dhe shoqërimin e shtetasve në ambientet e policisë dhe për këtë arsye kanë nisur hetimet nga Policia e Shkodër, nga Drejtoria e Standardeve Tiranë pranë Drejtorisë së Policisë Shtetit, si dhe SH.Ç.B.A.

Largimi i të riut çoi në pezullimit disiplinor për 2 punonjësit e policisë dhe filloi ecurinë e rëndë disiplinore për 4 punonjësit e tjerë.

Sipas policise, ditën e dielë rreth orës 03:00, në lagjen Tom Kola, në vendin e quajtur “Dugajt e Reja” është dëmtuar xhami i parë, si dhe është qëlluar me pistoletë xhami i pasmë i një automjeti Benz me targë AA487AN, që ka qenë i parkuar dhe është në pronësi të 51 vjeçarit N. L.

Në vendin e ngjarjes efektivët e Shkodrës gjetën 5 gëzhoja model 54 kalibri 7.62 mm, automjetin e dëmtuar, si dhe automjeti AA740GN, që është në përdorim të Zef Sokolit dhe dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje, të cilët janë arrestuar janë Zef Sokoli, 24 vjeç dhe Valentin Ndreu, 23 vjeç. Ndërkohë, 24 – vjeçari, i cili u largua nga ambientet e Komisariatit është në arrati. Policia vijon punën për kapjen e tij.

E gjithë ngjarja, sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta, pasi autorët e dyshuar kanë debatuar me dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar.

Zjarr Tv Ad