Arrestohen dy anëtarë të bandës së Cërrikut, njëri i dënuar me burgim të përjetshëm

0
1423
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona shumë të kërkuar, njëri prej tyre i dënuar me burg përjetë.

Në pranga është vënë Meti Bozi 58 vjeç banues në Cërrik, i dënuar me burg të përjetshëm për 16 vrasje të kryera në bashkëpunim.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim penal më datë 22.12.2016, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, 16 herë.

Bozi njihet si organizatori i masakrës së Cërrikut, ku mbetën të vrarë 6 punonjës të Gardës. Ai ishte arrestuar dhe më herët, por në vitin 2012 Gjykata e Apelit i dha lirinë, duke arsyetuar se kishte mungesë provash.

Në 23 maj të vitit 1997 kur njëra nga makinat e blinduara u fut në qytet është gjendur nën breshëri të shtënash. Gjithashtu makina është qëlluar me anti-tank nga Arjan Toska, ndërsa brenda saj është hedhur një granat.

Ky veprim ka bërë që disa nga gardistët të digjeshin, të tjerët të dilnin jashtë automjetit të blinduar duke rënë nën breshërinë e armëve. Në këtë ngjarje u plagosën edhe 16 efektivë të tjerë.

Gjithashtu në pranga është vënë edhe një tjetër person i dënuar me 13 vite burg, Skënder Cano, 61 vjeç, banues në Cërrik. Cano u ndalua pasi është dënuar me 13 vjet burg, për veprat penale të “Vrasjes në  rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”.

Zjarr Tv Ad