Arrestohet 26 vjecari nga Vlora , për kultivim lëndësh narkotike

0
786
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë për kultivimin e bimëve narkotike, shtetasin:

– F. I., 26 vjeç, banues në fshatin Mërtiraj, Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ditën e djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet kanë bërë të mundur kapjen e tij në vendin e quajtur “Përroi i Kaminave” në fshatin Mërtiraj- Bashkia Selenicë, në afërsi të dy parcelave ku ishin kultivuar 60 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, me gjatë 20 cm deri ne 40 cm, të cilat u asgjësuan me shkulje dhe djegie.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad