Arrestohet 37 vjeçari, iu gjetën 146 kg kanabis

0
896
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Vlorës ka njoftuar goditjen e një baze kriminale që merrej me shfrytëzim prostitucioni. Policia qytetit bregdetar, në kuadër të operacionit “Minorenia”, kanë arrestuar 3 persona, dy prej të cilëve janë femra.
Bëhet fjalë për 39 vjeçaren Laureta Alili, 20 vjeçaren Xhoana Çelaj dhe 21 vjeçarin Klaudio Kovaçi, të tre banues në Vlorë.
Sipas policisë, tek Parku i Tregtisë, në vendin e quajtur “Bar-Colombo”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i Laureta Alilit, e cila është arrestuar duke shfytëzuar për prostitucion Xhoana Çelajn kundrejt një vlere prej 5 000 lekë (para’ që jepeshin nga persona të autorizuar për ndërhyrje).
Është ndaluar edhe Klaudio Kovaçi, i cili shfytëzonte për prostitucion bashkëjetuesen e tij, Xhoana Çelajn.

Zjarr Tv Ad