Arrestohet 57-vjeçari nga Korça,  iu gjet 500kg mish kontrabandë

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Korçës ka vene ne pranga një 57-vjeçar, pasi këtij të fundit i`u gjet një sasi prej 500 kg mish dhe produkte të tij në gjendje të ngrirë, me mbishkrime greke, sasi malli e cila dyshohet të jetë kontrabandë.

Keshtu unfirmat blu kanë bërë të mundur arrestimin e Nazar Dvorani, 57 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt të tregëtimit të mishit dhe produkteve të tij, që ky shtetas administronte, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej:

500 kg mish dhe produkte të tij në gjendje të ngrirë, me mbishkrime greke, sasi malli e cila dyshohet të jetë kontrabandë.

Kujtojmë që ketij subjekti tregtar disa ditë më parë i është bllokuar nga ana e AKU-së, një sasi prej 350 kg mish në gjendje të ngrirë, e cila ishte jashtë standarteve higjeno-sanitare.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” parashikuar nga nenet 178 e 179 të Kodit Penal.

 

Zjarr Tv Ad