Arrestohet ish-deputeti socialist. Kanosi me armë ish-bashkjetuesen e tij

0
452

Policia e Elbasanit ka raportuar se është bërë arrestimi në flagrancë i ish-deputetit të Partisë Socialiste në Elbasan, Hamit Kosta, i cili ka kanosur me fjalë dhe me armë ish-bashkjetuesen e tij.

Sipas policisë, Kosta ka kanosur me armë shtetasen 38-vjeçare me inicialet E.T., e cili ka qenë bashkëjetuesja e tij.

Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “5 Maji” me automjetin e tij tip “Hamer” me targa PE2505A dyshohet të ketë kanosur me fjalë dhe me armë zjarri ish- bashkëjetuesen, shtetasen E.T., 38 vjeçe banuese në Elbasan.”, – thuhet ndër të tjera në raportimin e policisë.

Po ashtu mësohet si është bërë edhe sekuestrimi i armës së përdorur nga Kosta.

Ndaj tij rëndojnë akuzat “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.