ARSENALI SHKARKON WENGER, KËRKOHET NGA EVERTON

0
189
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

22 vite më parë merrte drejtimin e topçinjve londinezë, duke i udhëhequr për vite të tëra drejt sukseseve jo të pakta, por si çdo epokë edhe ajo e Arsene Wenger tek Arsenal e ka një fund. Vendi i 6-të në Premier League, 8 pikë larg zonës Europë, është i patolerueshëm për pronarët e Arsenal që mesa duket e kanë vendosur që për sezonin e e ri të kenë një teknik të ri në stolin e topçinjve. Mikel Arteta, ish-lojtar i Arsenal dhe zëvendës trajner tek Manchester City, është ndër emrat e parë që kanë filluar të përmendet si zëvendësues i Wenger. Por karriera e Wenger nuk do të mbyllet me Arsenal, pasi mediat britanike e çojnë tek Everton në fund të sezonit, për të zëvendësuar Sam Allardyce. Everton e shikon si një zgjidhje perfekte. Humbja e fundit me Brighton është sinjali më i keq që ka dhënë Arsenal nën drejtimin e Wenger. Për herë të parë pas 16 vjetësh skuadra regjistron 4 humbje radhazi. Trajneri francez pas ndeshjes u shpreh qartë: ‘nuk jam i shqetësuar për të ardhmen time. Jam i shqetësuar për rezultatet e skuadrës. Dua të bëj më të mirën për sa kohë do të jem këtu’, u shpreh Wenger. Ndërkohë në krahun tjetër të Anglisë ka filluar të flitet pozitivisht, më saktë Liverpool, por te skuadra e dytë, Everton. Pronari i Eveton Moshiri e admiron francezin dhe e sheh si zëvendësuesin më të mirë për Allardyce, që nuk po gjen ekuilibra. Everton regjistroi humbjen e gjashtë jashtë fushe dhe objektivat janë shkuar për skuadrën. Moshiri mendoj ti ofrojë rolin e trajnerit me kohë të plotë, duke e shkarkuar nga përgjegjësitë e menaxherit, edhe pse duket pak e vështirë pas 22 vjetësh në këtë pozicion te Arsenal.

Zjarr Tv Ad