Arta Marku: Elbasani zonë e nxehtë, grupet krminale prezente në jeten publike

0
264
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Elbasani rezulton pikë e nxehtë e grupeve kriminale tashmë të sofistikuara, moderuara dhe prezente në jeten publike të qytetit duke investuar në tregun privat dhe punët publike. Kjo është njëra nga deklarimet e Prokurores së Përgjithshme Arta Marku nga takimi që zhvilloi sot në Prokurorinë e Elbasanit. Një mesazh i fortë ky drejtuar prokurorëve nga të cilët ka kërkuar që në bashkepunim me policine e shtetit duhet të bëjnë analiza të përbashkëta në lidhje me cështjet e pezulluara, të identifikojnë pikat e dobëta të tyre, veprimet që mund te cojnë në identifikimin e autorëve dhe të rifillojnë hetimet duke shtuar kapacitetet profesionale në funksion të zbulimit dhe ndëshkimit të autorëve. Marku ka shkuar në Elbasan për përurimin e ndertesës së re të prokurorisë së Elbasanit dhe për analizën vjetore të këtij institucioni.

Zjarr Tv Ad