Atentati në Tiranë/ Zbardhet skema për të ekzekutuar me 80 mijë euro aktorin e njohur (Video)

0
729
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me plagosjen e aktorit  Mishel Manoku (Prela).

Sipas kreut të Policisë së Tiranës, Ardi Veliu, janë paguar  80 mijë euro për të vrarë aktorin e njohur.

Policia ka arrestuar  porositësin, ekzekutorin dhe bashkëpunëtorët e tyre në këtë krim.

Ekzekutori është Shkëlzen Buci nga Peshkopia dhe një bashkëpunëtori i tij.

https://www.dailymotion.com/video/x5ufxwk

Pjesë nga deklarata e Ardi Veliut:

Është dokumentuar i gjithë mekanizmi i ngjarjes, ku kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë, mbetur në tentativë, nga një grup i strukturuar kriminal.

Si rezultat i operacionit u arrestuan  të gjithë antarët e  grupit,  duke filluar nga porositësi,  ekzekutori dhe  përkrahësit pas kryerjes së krimit , më konkretisht:

Ervin Zallumi, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Ky shtetas është personi që ka porositur vrasjen e shtetasit Mishel Prela, kundrejt shumës prej 80.000( tetëdhjetë mijë) eurosh, shumë të cilën  do t’ia jepte shtetasit Shkëlzen Buci dhe bashkëpuntorve të tij.

Shkëlzen Buci, 34 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë,  i cila  ka qenë në rolin e ekzekutorit , të cilit i është gjendur dhe sekuestruar  arma e krimit tip pistoletë model 54(TT).

Miklar Tola , 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili  është  bashkëpunëtor në tentativën e vrasjes.

Trim Hidri, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili  ka bërë të mundur largimin nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit , të autorëve të krimit.

Ermir Tola, 22 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, vëllai I Miklar Tolës, pjesëtar aktiv i këtij  grupi kriminal .

Motive i kësaj ngjarje është hakmarrja.

Materialet në ngarkim të këtyre personave do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Vrasje me paramendim  mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim”  dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Zjarr Tv Ad