Autostrada Tiranë-Durrës do jetë e hapur në fundjavë

0
158

Ndërhyrja në segmentin Vorë-Maminas të autostradës Tiranë-Durrës përfundon mesditën e të premtes, njofton ARRSH dhe Policia rrugore, duke bërë të ditur se synohet lehtësimi i trafikut në fundjavë. Ndërhyrjet e tjera nisin të hënën. “Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë median dhe opinionin publik se deri ditën e premte dt. 15 Qershor, ora 12:00, përfundon ndërhyrja në segmentin Vorë-Maminas. Me synim lehtësimin e lëvizjes së pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë fundjavës, nga dita e Premte ora 12:00 deri mengjesin e të Hënës ora 06:00 aksi rrugor Tiranë-Durrës do të jetë i hapur për kalimin e mjeteve në të dyja drejtimet”, njofton ARRSH. Të hënën në orën 06.00 bëhet e ditur se do të mbyllet segmenti Maminas-Sukth, ku do të vazhdojë ndërhyrja. Ndërkohë të dielën do të bëhet public edhe orientimi i trafikut gjatë kësaj ndërhyrjeje.